Borxhi i Komunës së Tetovës brenda një viti është zvogëluar vetëm për 613 mijë euro (Video)

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami / Fotografia: Nistori

    BORXHI I KOMUNËS SË TETOVËS ISHTE 24 MILIONË EURO, KASAMI E ULI PËR 613 MIJË EURO

    Komuna e Tetovës brenda një viti ka arritur ta zvogëlojë borxhin për 613 mijë euro. Sipas kryetarit të komunës, Bilall Kasami vetëm shkollat e vendit nuk janë në borxhe, ndërsa rrogat e mbetura të punëtorëve në disa ndërmarrje komunale, janë paguar tërësisht. Me humbje dhe vështirësi, vazhdon të funksionojë NP “Tetova Transport”, e cila, si pasojë e mos vetëdijes së qytetarëve për përdorimin e transportit publik, po punon me humbje, shkruan Nistori.

    “Komuna nga 14 milionë e 61 mijë euro, tani ka 13 milionë e 119 mijë euro. Shkollat funksionojnë pa borxhe të akumuluara, janë obligimet e përditshme të cilat i shlyejnë në bazë të buxhetit që e kanë. Ndërmarrjet, e vetmja që ka rritje të borxhit është Ndërmarrja komunale, e cila ka rritje nga 9.7 në 10.1 milionë. Parkingjet e qytetit nga 187 mijë, tash kanë 168 mijë euro. Pra, borxhi i përgjithshëm i komunës nga 24 milionë euro, tani është 23 milionë e 400 mijë euro. Në këtë situatë, nga 24 milionë nuk janë 1 milion euro të cilat kemi paguar kamata dënimi, sepse kamatat përllogariten nga momenti kur përmbaruesi merr borxhin kryesor, pastaj na vjen përllogaritja e kamatës, domethënë ata nuk ka qenë në borxhin të cilin e kemi prezantuar më herët. Dhe vetëm në emër të kamatave, ne kemi paguar gjatë këtij një viti gati 1 milion euro borxh.” – tha Kasami para medias.

    24.018.222 (VITI 2021)
    23.404.377 (VITI 2022)
    = 613.845 euro

    “Shkollat që i gjetëm me rreth 80 mijë euro borxh, tashmë janë shlyer dhe funksionojnë në kuadër të normalitetit. NP Parkingu i qytetit, përveç borxhit që publikuam, e gjetëm me rroga të pashlyera prej rreth 50 mijë eurove, të cilat i pastruam dhe tani punëtorët e parkingut i marrin rrogat në kohë, dhe ndërmarrja arriti ta shlyej një pjesë të borxhit të saj dhe sot funksionon me llogari të zhbllokuar”, deklaroi Kasami.

    Sipas Kasamit, situatë më e vështirë është në NPK Tetova dhe kjo, si rezultat i rritjes së rrogës minimale dhe rritjes së energjisë elektrike, derivateve të naftës, si dhe mos realizim i suksesshëm i inkasimit të faturave.

    “Këtë ndërmarrje e gjetëm me borxh prej gati 10 milionë eurove dhe shumë probleme të tjera, si vonesa e pagave, mungesa e stafit dhe pajisjeve të punës, si kamionë, kontejnerë e tjerë. Për t’u përballur me këto probleme, ne kemi vendosur për riorganizim të plotë të ndërmarrjes.” – shtoi i pari i komunës ndër të tjera.

    BORXHI I KOMUNËS SË TETOVËS NË VITIN 2021

    • Borxhi i komunës në veçanti: 14.061.397.00 Euro
    • Shkollat: 77.687.00 Euro
    • NPK Tetova: 9.691.570.00 Euro
    • Parkingu i qytetit: 187.568.00 Euro

    Komuna
    Detyrime ndaj sektorit privat | 577.680.381.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj sektorit publik | 122.376.674.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj personave fizik | 25.391.356.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj kontraktuale të paregjistruara | 102.999.700.00 (vlera në MKD)
    Detyrime kontraktuale të dyshimta | 36.327.782.00 (vlera në MKD)
    SHUMA E PËRGJITHSHME 864.775.893.00

    Shkollat
    Detyrime ndaj sektorit privat | 4.777.758 (vlera në MKD)

    NPK TETOVA
    Detyrime ndaj furnitorëve në vend | 209.697.689.00 (vlera në MKD)
    Detyrime për tatime | 70.091.535.00
    Detyrime tjera të vjetëruara (sek.publik) | 215.916.413.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj personave fizik | 15.401.922.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj bankave për huamarrje | 84.023.994.00 (vlera në MKD)
    SHUMA E PËRGJITHSHME | 596.031.553.00 (vlera në MKD)

    PARKINGU I QYTETIT
    Detyrime ndaj furnitorëve në vend | 4.865.198.00 (vlera në MKD)
    Detyrime për tatime | 4.193.085.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj personave fizik | 2.400.551.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj bankave për huamarrje | 76.621.00 (vlera në MKD)
    SHUMA E PËRGJITHSHME | 11.535.455.00 (vlera në MKD)

    SHUMA E PËRGJITHSHME E BORXHIT TË KOMUNËS NË DENAR DHE EURO | 1.477.120.659.00 APO 24.018.222.00 EURO

    Lajmi Paraprak

    Kultura shqiptare është se ajo i respekton pleqtë më shumë se çdo shtresë tjetër të shoqërisë

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Berlinit, Kurti: Ndoshta dikujt i ka munguar, por mu jo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë