Vuçiqi dhe Orbani i uruan fitoren Siljanovskës

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar mbrëmë Gordana Siljanovska-Davkovën për fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

    “E përgëzoj Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut dhe i uroj që ta kryejë me sukses detyrën e përgjegjshme që e merr. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë me qëllim të përparimit dhe mirëqenies së popullit tonë, si dhe prosperitetit të të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq në platformën X.

    Ndërkaq, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova i shkruan “shumë vlen ky urimi juaj, Pres se do të vazhdojmë të punojmë në avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera serbe-maqedone”.

    Ndryshe, Siljanovskën e uroi edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban për fitoren e VMRO-DPMNE-së.

    Kujtojmë se në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska – Davkova ishte fituese absolute ndaj presidentit Stevo Pendarovska, ndërsa VMRO-DPMNE-së poashtu fitoi fitore të thellë me 59 mandate të fituara ndaj 18 të LSDM-së.

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përpos atij të Sërbisë, ishte ndër të parët që uroi Hristijan Mickoskin dhe Gordana Siljanovska Davkovën për fitoren në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

    “Urime VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës për fitoren e merituar dhe historike në zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut! Mezi pres të punojmë së bashku për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE!”, shkruan Orban në rrjetin social X.

    Lajmi Paraprak

    Pritjet nga Qeveria e re: nga luftimi i korrupsionit deri tek integrimi europian

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut për herë të parë me presidente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë