Vuçiqit ‘i dhimbset’ Ali Ahmeti / “Kurti dëshiron të mposhtë Ahmetin dhe të sundojë në RMV”

    Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të sundojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Këtë e tha në një prononcim për mediet serbe ne Nju Jork, duke shtuar se synimi i kryeministrit i Kurtit është që ta mposht BDI-në dhe pas zgjedhjeve parlamentare të jetë pjesë e qeverisë në vend, përcjell Nistori.

    “Ai dëshiron të sundojë edhe Maqedoninë e Veriut. Po, seriozisht, ai dëshiron të mposhtë Ali Ahmetin dhe BDI-në për të sunduar në Maqedoni pas zgjedhjeve të majit”, ka thënë Vuçiq.

    Dilema për pjesëmarrjen e mundshme të partisë së Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni lindi në fund të dhjetorit pasi tri partitë opozitare të shqiptarëve të bashkuar në “Lidhja Europiane për Ndryshim” njoftuan se në listat e tyre do të jenë emrat e partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosje.

    Kurti, nga ana tjetër, gjatë vizitës së tij paraprake në Shkup, nuk ka përmendur mbështetjen për zgjedhjet e ardhshme për partitë opozitare të shqiptarëve, edhe pse ata të bashkuar në koalicionin “Lidhja Europiane për Ndryshim” u mburrën në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ku kishin pritur edhe një përkrahës tjetër, partinë Vetëvendosje të Albin Kurtit.

    “Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, por këtu nuk kemi të regjistruar një qendër të Vetëvendosjes. Prandaj ne si Vetëvendosje nuk do të marrim pjesë këtu. Uroj që të ketë sa më shumë pjesëmarrje në zgjedhje, sepse i kontribuon demokracisë”, u shpreh Kurti më parë

    Sipas Kodit Zgjedhor, pjesëmarrja e partive të huaja është e ndaluar. Por lidhur me këtë dilemë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor për “360 Gradë” në fund të vitit të kaluar tha se një parti e huaj nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, edhe pse përfaqësuesit e saj, hipotetikisht, nëse kanë nënshtetësi të RMV, d.m.th. me dy shtetësi, dhe të plotësojnë kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, mund të jenë kandidatë për deputetë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shumë nxënës nuk kanë pranuar ndihmë nga Ministra e Arsimit në vlerë prej 1200-1800 denarë

    Lajmi i rradhës

    Gashi: sonte u bë e qartë, do jeni me Vuçiqin dhe Ahmetin apo me opozitën shqiptare!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë