Gashi: sonte u bë e qartë, do jeni me Vuçiqin dhe Ahmetin apo me opozitën shqiptare!

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili sonte deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka për qëllim ta mundë politikisht BDI-në në zgjedhjet e majit në këtë vend, përcjell Nistori.

    “Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe më e qartë. Pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë: “A jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim dhe Albin Kurtin?” Më pastër se kaq nuk mund të bëhej. Njësoj edhe më lehtë për të vendosur”, ka shkruar Gashi.

    Më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të sundojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Këtë e tha në një prononcim për mediet serbe ne Nju Jork, duke shtuar se synimi i kryeministrit i Kurtit është që ta mposht BDI-në dhe pas zgjedhjeve parlamentare të jetë pjesë e qeverisë në vend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiqit ‘i dhimbset’ Ali Ahmeti / “Kurti dëshiron të mposhtë Ahmetin dhe të sundojë në RMV”

    Lajmi i rradhës

    Rëndësia e konsumimit të arrorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë