Vuhani izolon një milionë banorë pas rasteve të reja me Covid-19

    Qyteti kinez Vuhan ka izoluar pothuajse një milion njerëz, pas raportimit të katër raporteve asimptomatike me koronavirus.

    Në këtë qytet janë raportuar rastet e para me këtë virus më 2020.

    Banorëve të lagjes Xhanksia u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për tri ditë, pas raportimeve të rasteve të infektimit.

    Kina zbaton strategjinë e ‘zero rasteve me COVID’, duke përfshirë testime masive dhe izolime të ashpra.

    Një masë e tillë ka rezultuar me më pak vdekje sesa në shumë shtete tjera në botë.

    Megjithatë, strategjia është duke u kritikuar pasi njerëzit dhe bizneset po vazhdojnë të përballen me kufizime.

    Vuhani është bërë i njohur për botën në fillim të vitit 2020, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një koronavirus të ri dhe ky ka qenë qyteti i parë në botë që ka zbatuar masa të ashpra të izolimit.

    Masën e njëjtë më vonë e ka ndjekur edhe pjesa më e madhe e botës.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

    Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Bllokohet hekurudha Shkup-Gjevgjeli | Protestojnë punonjësit e fabrikës “Kolska”

    Lajmi i rradhës

    Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë