Vullnet Ahmeti kryetar i Senatit, ndërsa Kushtrim Ahmeti u zgjodh u.d. rektor i UT-së

    Sot është mbajtur mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës në të cilën Vullnet Ameti është zgjedhur kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës, ndërkaq Kushtrim Ahmetit ushtrues i detyrës rektor i Universitetit të Tetovës.

    “Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik”, thuhet në kumtesën e UT-së.

    Një vit më herët, Universiteti Tetovës njoftoi se për u.d. rektor ka zgjedhur Reshat Qahilin, ndërkaq për kryetar të Senatit,  Kushtrim Ahmetin.

    Vullnet Ahmeti ishte rektor i UT-së 2 mandate.

    Lajmi Paraprak

    ASh: Super-ekspertiza në rastin “Llaskarca”, mbron fajtorët e tragjedisë

    Lajmi i rradhës

    BE-ja nuk arrin marrëveshje për çmimin e gazit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë