Walker: Kur të vdes, më varrosni në Kosovë

    Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, po qëndron në Kosovë për 25 vjetorin e Masakrave të Reçakut.

    Ai me këtë rast ka shprehur një dëshirë të tij, se dëshiron të varroset në Kosovë kur të vdes.

    “Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, ka thënë ai, në Kanal10.

    Walker, gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera në këtë fshat.

    Më 15 janar në Kosovë u shënua 25 vjetor i Masakrës së Reçakut, i pranishëm për përkujtim ishte edhe figura kyçe raportimit të botës për gjenocidin që po kryhej ndaj kosovarëve, ish-ambasadori, William Walker.

    Walker thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale.

    Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave.

    Lajmi Paraprak

    LEN: BDI i detyron shqiptarët t’i marrin pasaportat në gjuhën maqedone!

    Lajmi i rradhës

    Ministri Shaqiri nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Administrative për gjimnazin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë