Ministri Shaqiri nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Administrative për gjimnazin e Tetovës

    Kemi vendim të ri dhe do të shohim se cilat janë zgjidhjet ligjore të atij vendimi sepse Gjykata Administrative për një vit sjell dy vendime të kundërta, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke e komentuar vendimin e Gjykatës që të shfuqizohet vendimi i MASH-it – kryetarit të Komunës së Tetovës t’i merren kompetencat mbi punën e gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.

    “Më parë kishim marrje të ingerencave për gjashtë muaj. Gjimnazi ‘Kiril Pejçinov’ kishte probleme me energjinë elektrike dhe probleme me faturat e papaguara dhe për shkak të atyre situatave ne vendosëm për marrje të sërishme të ingerencave”, tha Shaqiri në konferencë për media duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

    Që të mos përsëriten situata të tilla, shtoi ministri, Komuna e Tetovës, si edhe komunat e tjera, ndërsa konkretisht për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, drejtori i ri do të duhet të emërohet person i cili do t’i përmbush të gjitha detyrimet ligjore ose, tha, të ketë arsye që t’i ndërpritet mandati kandidatit që i përmbush të gjitha bazat ligjore.

    Komuna e Tetovës sot informoi se dje e kanë marrë vendimin e Gjykatës Administrative me të cilin shfuqizohet vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për marrjen e kompetencave për gjimnazin.

    Udhëheqësi i departamentit komunal për arsim, Validin Ademi tha se “vendimi është fitore e drejtësisë dhe përgjigje e fuqishme ndaj përpjekjeve të jashtëligjshme për ndikim mbi vendimet dhe punën e institucioneve arsimore”.

    Ademi në konferencë për media sot njoftoi se Komuna do të kërkojë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i kompensojë mjetet e buxhetit për periudhën nga janari i vitit 2024 deri në korrik të vitit 2024.

    Lajmi Paraprak

    Walker: Kur të vdes, më varrosni në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Liderët e LEN-it në takime zyrtare në ShBA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë