WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona!

    Me nisjen e vitit 2023, Whatsapp ka njoftuar se aplikacioni i komunikimi me mesazhe dhe video nuk do të jetë më funksional për 47 aparate celularësh, përfshirë edhe disa modele të Iphone.

    WhatsApp bën përditësime shpesh dhe herë pas here celularët e vjetër nuk mund të vazhdojnë më ta suportojnë aplikacionin.

    këtë herë, vetëm dy modele iPhone do të humbasin aksesin në aplikacionin e mesazheve së bashku me një mori telefonash të vjetër inteligjentë Android.

    Shumica e telefonave që do të përjashtohen janë lancuar në treg më shumë se dhjetë vjet më parë, midis 2012 dhe 2013. Me ardhjen e vitit të ri, WhatsApp-i do të kërkojë sisteme më të avancuar të android dhe IOS.

    “Për të vazhduar me avancimet më të fundit të teknologjisë, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra për të fokusuar burimet tona në risitë e fundit. Nëse ndalojmë së mbështeturi sistemin tuaj operativ, do të njoftoheni dhe do t’ju kujtohet disa herë që të përmirësoni pajisjen tuaj për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, njoftoi kompania. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Të kesh apo të jesh?!

    Lajmi i rradhës

    Hava Maloku emër suksesi në ShBA, si arriti të bëhet shqiptarja e vetme që punon në “LinkedIn” – kompaninë me mbi 20 mijë punëtorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë