Të kesh apo të jesh?!

    Belkis Latifi

    Aktualiteti, moderniteti, sfidat e kohës, kanë bërë që njerëzit të vendosin parametra vlerësimi, shumë kompleks! Në fakt, kriteri matës yni thotë; “të kesh”, e realiteti përpiqet me shumë koshienc të n’a aludojë se; të jesh, gjithmonë do të ngelë parësore, primare!

    Civilizimi bashkëkohorë, e ka përkufizuar njeriun duke i dhënë atij vlerë monetare dhe duke u nisur nga kjo premisë dhe duke e vlerësuar atë në bazë të gjësendeve, në bazë të materieve.

    Rrethohemi dhe jetojmë në mesin e tre botërave dhe atë; botës së ideve, botës së njerëzve dhe botës së gjësendeve.

    Bota e ideve, përmbushet dhe përmban brenda saj njerëz të cilët diskutojnë mbi idetë, konceptet, vizionin, shkencën, dijen, mençurinë, inovacionin, etj!

    Në botën e njerëzve në përgjithësi, gjenden mendje të mesme. Ata nuk posedojnë resurse intelektuale të mjaftueshme aq sa të ngjiten në botën e parë ngaqë nuk i akceptojnë dhe perceptojnë idetë, ndaj, flasin për individët. Të flasësh për njerëzit, siç e dijmë, nuk kërkon meditim dhe analizë të mirëfilltë, nuk kërkon dije dhe mençuri…

    Bota e gjësendeve, përkufizon vlerën e njeriut, kryekëput nga ana materiale.

    E që në realitet, pasuria e cila mund të shkëputet nga njeriu, nuk duhej t’i jipte atij vlerë! Poqese bota e gjësendeve, e çmon dhe ngrit njeriun për shkak të numrit të pasardhësve, themi se ajo nuk përbën pasuri konstante. Ata mund t’i largohen, mund t’i humb etj. Poqese në kandarin vlerësues vëndon pasurinë, ajo mund të humbet me falimentin, me fatkeqësi etj. Në qoftë se pushteti zë vendin në këtë botë (të gjësendeve), gjithsesi, edhe ai mund të bjerë e humbet!

    Shtrojmë pyetjen: Përse kur njeriu humb pushtetin, me të i humbet edhe shoqëria, respekti, autoriteti, etj?!

    Problemi nuk qëndron tek pushtetari, por tek shoqëria e cila e respektoi atë për shkak të pozitës dhe jo për shkak të virtyteve të cilat e ngërthejnë atë!

    Bota e gjësendeve, është botë dinamike, komplekse.

    Shohim luftë të flaktë, beteja “të përgjakshme” në kontinuitet, tek ata që relevante është “të kesh”. Kjo për shkakun se funksionimi i botës së gjësendeve është ngritur në formë të atillë që me rënien materiale, tek ai individ me automatizëm do të pasojë edhe rënia e integritetit, dinjitetit, autoritetit etj. Dhe për të mos i ndodhur kjo, ai bën gjithçka vetëm e vetëm për të mbetur në “ligë”!!!

    Sokrati tha: “Nuk nuk i shohim gjërat siç janë, por i shohim ashtu siç jemi ne!”

    Lajmi Paraprak

    Viti 2023 dhe tri sfidat e Gjermanisë

    Lajmi i rradhës

    WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë