Wood flet për Shqipërinë: Aty ka oligarkë që po rrëzojnë ndërtesa, elita që imponon vullnetin e popullit quhet komuniste

    Në një intervistë ekskluzive për Çim Peka Live, Tom Wood analist i Washington Post, ka dhënë variantin e tij pse ish-kryeministri Berisha u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Ai tha se Berisha po demonizohet sepse ‘ai përfaqëson dikë që është pengesë. Çdo kush që kërkon liri, demokraci, liberalizëm, çdo gjë që përfaqëson të kundërtën e socializmit, modelit komunist, marksist, do të demonizohet.’ Ndër të tjera Wood ka folur edhe për elitën në Shqipëri dhe oligarkinë.

    Peka: Deri sa ju të ktheheshit ashtu siç ishte, a mos ndoshta edhe Ballkani do të kthehet ashtu siç ishte që të mos ketë përplasje me Amerikën?

    Wood: Kjo po ndodh aktualisht. Shiko se çfarë po ndodh në Tiranë! Ju keni oligarkë aty që po rrëzojnë ndërtesa që njerëzit nuk miratojnë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën po flas, elita që imponojnë vullnetin e tyre mbi popullin, kështu ishte edhe komunizmi. Askush nuk besonte në të vërtetë në komunizëm gjatë kohës së luftës së ftohtë, ishte thjesht një mënyrë për elitat të fitonin pushtet, të zhvasnin popullin dhe të vidhnin paratë.  Kjo po ndodh në Kinë dhe nuk është komunizëm por një shtet i sponsorizuar dhe kapitalizën i menaxhuar në një shtrirje të atillë ku ke një regjim tiran, që korr organet e popullit teksa janë ende gjallë, nëse ata janë të burgosur politik. Në këtë pikë ka arritur bota sot dhe nëse nuk e parandalojmë do të përballemi me mijëra vite errësirë, këtë po përpiqemi të bëjmë në Shtetet e Bashkuara, por edhe në botë. Ne mund t’i bashkohemi popullit shqiptar për ta ndaluar këtë.

    Peka: Kthehemi te çështja e fundit që është një lajm shumë i papritur. Sekretari Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata ish-presidentin, ish-kryeministrin, dhe liderin e pluralizmit në Shqipëri, z. Berisha. A keni një koment ju për këtë ngjarje? A mund të lexohet si një mesazh i shpalljes non grata të pluralizmit në Shqipëri?

    Wood: Kur kupton që ne kemi një regjim ilegjitim, vendimi merr kuptim perfekt. Ata nuk duan demokraci, nuk duan liri në Shqipëri, duan të kenë kontroll mbi të, duan të trafikojnë drogë, njerëz në vend. Pra pse duhet ata të mbështesin demokratët liberal? Kjo nuk do të kishte aspak kuptim.  Natyrisht që do të përpiqen të bëjnë këtë, kjo është taktikë klasike sovjetike, ku thua se çdokush që të kundërshton ty është një spiun apo kriminel. Kjo po ndodh në SHBA, njerëzit që shkuan për të protestuar kundër regjimit në kryeqytetin tonë, janë ende në burgje në Washington D.C., njerëz që nuk kishin armë, asgjë, një prej tyre u ekzekutua. Pra ky është një regjim kriminal dhe nuk do të merrja asgje që thuhet prej tyre si përfaqësim i popullit amerikan. Nuk do të thoja që ato që kanë thënë për Berishën janë të vërteta, nuk e di të vërtetën e ‘background-it’ të tij, por mund të them se ky është një vendim politik.

    Peka: Dhe çfarë pengese mund të ishte Berisha për ata?

    Wood: Nuk është, por ai përfaqëson dikë që është pengesë. Çdo kush që kërkon liri, demokraci, liberalizëm, çdo gjë që përfaqëson të kundërtën e socializmit, modelit komunist, marksist, do të demonizohet. Po ndodh këtu dhe ne po luftojmë kundër tij gjerësisht. Por kjo është situata dhe nuk ka të bëjë aspak me personin, ka të bëjë me atë që ai përfaqëson, një kërcënim për ‘reset-in’ grobal për të cilën iu fola. /Syri/

    Lajmi Paraprak

    Pulё me sos hudhre dhe limon

    Lajmi i rradhës

    Fshatrat e Dibrës të boshatisura, banorët kanë ikur në mërgim!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë