Xhaferi: BDI-ja nuk do t’i kërkojë përgjegjësi Ramiz Merkos

    Foto: AIM

    Talat Xhaferi në takimin me gazetarët ka folur edhe për aktivitetet partiake, gjegjësisht rastin e kryetarit të Strugës nga BDI, Ramiz Merko i cili së fundmi është shpallur person “non grata”.

    Ai tha se në BDI është ngrirë anëtarësimi i Merkos dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre ndaj rastit në fjalë.

    “Në BDI është ngrirë anëtarësimi i kryetarit të Strugës, Ramiz Merko dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre”, tha Xhaferi

    Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se nëse BDI-ja do të thërrasë në përgjegjësi Merkon dhe të kërkojë largimin nga posti i kryetarit të Strugës, ai shtoi se “nuk do të përzihen në këtë pjesë, sepse funksioni i kryetarit të komunës del nga vullneti i qytetarëve”.

    Lajmi Paraprak

    FMN: Ka hapësirë për paga më të larta në sektorin publik, por kujdes nga inflacioni

    Lajmi i rradhës

    Republika Sërpska kërcënon qytetarët e Bosnjës dhe të Kosovës me veto për heqjen e vizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë