Xhaferi: Kuvendi aktualisht nuk është në gjendje të zgjedhë gjyqtarët kushtetues

    Puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është e penguar dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjyqtarë kushtetues dhe të mundësojë funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në letrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.

    Kabineti i Kryetarit të Kuvendit njofton se Xhaferi ka pranuar letrën nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, lidhur me problemet në punën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    “Kuvendi, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, njoftohet për skadimin e mandatit të gjyqtarëve kushtetues, përkatësisht Kuvendi, me propozimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, zgjedh gjyqtarët kushtetues nga radhët e juristëve të shquar në Republikën e Maqedonia e Veriut”, thuhet në një komunikatë nga Kabineti i Xhaferit.

    Lajmi Paraprak

    Biznesmenët nuk heqin dorë nga synimi për kthimin e punëtorëve në punë të dielën

    Lajmi i rradhës

    Qeveria justifikon ASK-në për mosrespektimin e Ligjit për Shtetësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë