Kim Mehmeti: Në Maqedoni ka vetëm një ideologji, si të vish në pushtet

    Opinionisti i njohur i rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut dhe më gjërë, Kim Mehmeti në Kanal 5 ka folur për zhvillimet e fundit politike në RVM, duke vënë theksin se deputetët nuk përfaqësojnë vetëm profilin e tyre personal, por edhe të votuesve të tyre. Mehmeti foli për rastin e deputetit Kastriot Rexhepi i cili nuk u shfaq në opinion dhe si rrjedhojë nuk ishte sot i pranishëm në parlament për të votuar rrëzimin e qeverisë, shkruan Nistori.

    “Për kaq sa ai është i sigurtë në qëndrimet e tij, nuk ka nevojë të fshihet. Njeriu i cili është për NATO, BE, çfarë krimi ka bërë. Megjithatë, këtu ka një tregim tjetër. Unë nuk flas për rastin konkret. Partitë tona janë bërë si kompanitë tregtuese, të cilët natyrshëm tregto marrëdhëniet ndër etnike. Pse është kështu, sepse në Maqedoni ende pokeri politik luhet me kartelën etnike.” – ka deklaruar Mehmeti.

    Mehmeti tha se qasja e partive politike në RMV është se kush kë do ta dërrmojë. Më tragjikja, sipas Mehmetit është se një situatë e këtillë politike u përgjigjet edhe disa strukturave perëndimore. Në Maqedoni ka vetëm një ideologji, si të vish në pushtet, shtoi Mehmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi shkoi: Nuk do ua bëj unë shumicën

    Lajmi i rradhës

    Kush qëndron pas “misionit klandestin” të Kastriot Rexhepit dhe pse Bilall Kasami duhet të ketë kujdes nga rivalët politikë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë