Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që njohin sovranitetin e Palestinës.

    “Xhamajka vazhdon të mbrojë një zgjidhje me dy shtete si e vetmja mundësi e mundshme për të zgjidhur konfliktin e gjatë, për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të mbështetur dinjitetin dhe të drejtat e palestinezëve”, thuhet në deklaratën e Kamina Johnson Smith, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Xhamajkës.

    “Duke njohur shtetin e Palestinës, Xhamajka forcon avokimin e saj drejt një zgjidhjeje paqësore”, u tha ndër tjera.

    Majed Bamya, zëvendës vëzhgues i përhershëm i shtetit të Palestinës në OKB, shkroi në Twitter për të njoftuar vendimin e Xhamajkës.

    “Faleminderit që qëndroni pranë paqes, drejtësisë dhe të drejtës së popullit tonë për vetëvendosje”, shkroi Amal Jadou, zëvendës- ministrja e Jashtme e Palestinës në X.

    Smith ia atribuoi vendimin e Xhamajkës shqetësimeve të thella të vendit për luftën e Izraelit në Gaza dhe krizën humanitare në përshkallëzim.

    Në vend që të përdorë veprime ushtarake, tha ajo, qeveria mbështet një qasje diplomatike për një zgjidhje paqësore të konfliktit Izrael-Palestinë.

    Ky vendim, sipas ministres, i bën jehonë përkushtimit të palëkundur të Xhamajkës ndaj parimeve të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke promovuar respektin e ndërsjellë dhe bashkëjetesën harmonike midis kombeve, ndërsa mbron ashpër të drejtën e popujve për vetëvendosje.

    Lajmi Paraprak

    Lamine Yamal, talenti i Barcelonës shihet si pasues i Mbappes

    Lajmi i rradhës

    Voton Kasami: sot zgjidhet njeriu më i rëndësishëm i shtetit, qytetarët janë të vendosur për të bërë ndryshim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë