Pendarovski: Absolutisht nuk më pengon heqja e 20%, do ta mbështes një gjë të tillë

    Presidenti i RMV, Stevo Pendarovski / Fotografia: Sloboden Peçat

    Presidentit të Maqedonisë së Veriut nuk do t’i pengonte heqja e 20% për gjuhën shqipe nga kushtetuta, kështu u shpreh ndër të tjera ai para gazetarëve në Tetovë, i cili ishte i ftuar në UEJL për të folur rreth ecurive politike në vend dhe ndryshimeve kushtetuese, shkruan Nistori.

    “E kam thënë disa herë këtë, të paktën dy – tre vitet e fundit e kam thënë, në mënyrë absolute nuk më pengon, do të përkrahja një gjë të tillë, mendoj se është e natyrshme, sepse një identitet etnik që është i qartë dhe faktik nuk mund ta fshehim pas numrave”, theksoi Pendarovski.

    Sipas tij për momentin nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike, pozitë-opozitë për ndryshimet kushtetuese.

    “Nëse dikush dëshiron të diskutojë modelin kroat, pala tjetër thotë se e kemi zgjidhur këtë çështje 20 vjet e gjysmë më parë, nëse pala e parë thotë të diskutojmë për bullgarët në kushtetutë, pse jo, sepse ky është supozimi kryesor për të vazhduar drejt Europës, pala tjetër thotë jo, kështu që nuk mund të detyrosh askënd me forcë të flasë”, thotë Pendarovski.

    Ai komentoi ndryshimet e propozuara ligjore lidhur me korridorin 8 dhe 10D. Se a do të nënshkruhet dekreti varet presidenti dhe ekipi i tij ligjor e jo nga partitë politike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vetëqeverisja vendore, themeli i demokracisë

    Lajmi i rradhës

    Fruta dhe perime nuk gjen as për ilaç | Qytetarët: Tregtarët shohin vetëm interesin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë