Xhamia “Eski”, më e vjetra në Tetovë | Riparimi do të ndjekë të vjetrën, pa lënë anash modernen (Video)

    Xhamia e quajtur Eski është xhamia më e vjetër në Tetovë, ndërsa e dyta supozohet në Maqedoninë e Veriut. Vetë emri i xhamisë “eski” do të thotë “e vjetër”. Sipas njohësit të historisë së perandorisë Osmane, Behixhudin Shehapi, mendohet se është e ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XV, gjatë sundimit të İshak beut dhe birit të tij Isa beut. Pamja e saj deri më sot ka ndryshuar disa herë si rezultat intervenimeve të shumta. Këshilli i xhamisë këtë herë kanë menduar që riparimin ta fokusojnë, duke kombinuar elementin e së vjetrës me të rejën, shkruan Nistori.

    Në oborrin e saj është medreseja e femrave dhe mektebi, i cili është i ndërtuar konform standardeve stilistike të arkitekturës së vjetër qytetare.Gjithashtu edhe shatërvani i ri përmbush standardet e shatërvanëve të vjetër si të xhamive klasike osmane.

    Pamja dhe dekoracioni është shumë modest, përmban elemente të barokut nga shek. XIX dhe pjesërisht të stilit të neoklasicizmit. Xhamia është e rrethuar me mure. Brendësia e lutjeve ka vëllim unik dhe është e mbuluar me çari katërujësh.

    Nisur nga ky rrëfim, thesaret artistike dhe ato hyjnore në zonën e Pollogut, meritojnë jo vetëm për të nxjerrë në pah veçoritë të monumenteve, por edhe për të ruhet sipas krijimtarisë që është realizuar dhe të trashëgohet ndër trevat shqiptare, veçanërisht në zonën e Pollogut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Do të vendoset teleskop në Shkup, qytetarët nesër do të mund ta shohin eklipsin diellor

    Lajmi i rradhës

    Sa ju dëmton lagështira në shtëpinë tuaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë