Do të vendoset teleskop në Shkup, qytetarët nesër do të mund ta shohin eklipsin diellor

    Nesër nga sheshi i Shkupit do të mund të shihet eklipsi i diellit, njofton Shoqëria Astronomike e Shkupit.

    Qytetarët do të kenë mundësinë të shohin pas një kohe të gjatë një eklips të pjesshëm diellor.

    Në Maqedoninë e Veriut, Hëna do të mbulojë një pjesë të Diellit diku rreth 30 për qind.

    Ngjarja do të fillojë rreth orës 11:30, maksimumi i eklipsit do të ndodhë rreth orës 12:30 dhe eklipsi do të përfundojë rreth orës 13:30.

    Në Shkup do të vendoset teleskop në qendër të qytetit në shesh. Përveç teleskopit, do të mund të shihni edhe mënyra të tjera për të vëzhguar Diellin, pa rrezikun e dëmtimit të shikimit. Nga Shoqata thonë se të gjithë janë të mirëpritur ta shohin këtë fenomen të rrallë në qiell.

    PARALAJMËRIM: Mos e vëzhgoni Diellin me sy të lirë ose akoma më keq me ndonjë instrument optik pa filtra të duhur.

    Lajmi Paraprak

    Banka Botërore: RMV e goditur nga korrupsioni, kriza në Ukrainë vetëm se e rrit inflacionin

    Lajmi i rradhës

    Xhamia “Eski”, më e vjetra në Tetovë | Riparimi do të ndjekë të vjetrën, pa lënë anash modernen (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë