Yuri Kim: Gjuhë urrejtjeje mes politikanëve | Respektojeni veten dhe të tjerët

    Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim u është drejtuar të rinjve me mesazhe të forta kundër urrejtjes gjatë një aktiviteti me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

    Sipas Kim, respekti dhe përqendrimi tek aftësitë do të ndihmojnë të rinjtë në krijimin e vetvetes dhe të pasurit sukses.

    “Duhet të të zhvilloni aftësitë dhe mjeshtëritë tuaja. Është gjuha angleze, leximi, apo diçka tjetër, Zhvillojeni. Respekti është i rëndësishëm, nis nga respektimi i vetvetes. Duhet t’ja bëni vetes çdo mëngjes; kush jam unë dhe se cili dëshiroj të bëhem. Respektojeni veten, të tjerët! Respektoni jo për shkak të ndonjë faktori tjetër, por për shumë arsye. Qoftë nëse e lexojmë në internet apo edhe në politikë, dëgjojmë ndonjëherë mesazhe urrejtje. Ata duhan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të pasur se ju apo vjen nga një pjesë tjetër e vendit, apo komb tjetër. Ekziston një shprehje që thotë; urrejtja gërryen enën që mban”, tha Kim.

    “Depërtoni në botë, mbajeni mend se kush jeni, mendoni se çfarë do të bëheni dhe punoni në ekip. Mos harroni se jeni të shkëlqyer. Kjo duartrokitje është për ju!”, mbylli fjalën e saj Kim.

    Mesazhet e Kim nuk ishin vetëm përmes fjalëve, por edhe simbolikave. Gjatë fjalimit ajo mbante çantën tashmë të kthyer në simbol, ku shkruhet “Ambicie, respekt dhe punë në grup” në gjuhën angleze.

    Kim njihet për mesazhet e saj të forta jo vetëm ndaj të rinjve, por edhe drejt politikanëve duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Benzema është i bindur se Mbappe do të transferohet te Real Madrid

    Lajmi i rradhës

    99 për qind e popullsisë në botë thith ajër me cilësi të dobët | Ndikimi në shëndet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë