Benzema është i bindur se Mbappe do të transferohet te Real Madrid

    Karim Benzema është i bindur se Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë në këtë verë.

    Sulmuesi i talentuar ka bërë të ditur se ai ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij, ndërsa shumë shpejt pritet të dalë me një vendim.

    Por, Benzema beson se Mbappe do të formojë një treshe në sulm me të dhe me Vinicius Juniorin.

    “Kylian Mbappe mund të jetë ylli i tretë me Vinicius dhe mua në sulm? Po, e them këtë shumë herë. Me Mbappe, ne do të bëheshim më të mirë sepse e dimë se çka mund të bëjë ai në fushë. Është perfekt”, deklaroi ish-sulmuesi i Lyonit për mediumin francez “L’Equipe”.

    “Mua më pëlqen të luaj me Mbappen në ekipin kombëtar dhe do të doja të luaj me të edhe në klub, sigurisht. Mendoj se do ta shënonim dyfishin e golave, ose ndoshta trefishin së bashku”.

    Benzema ka qenë lojtari kryesor në Madrid në sezonet e fundit.

    Ndërsa, dalëngadalë, ai mund t’ia lëshojë stafetën Mbappes, i cili e ka ëndërr transferimin në Real Madrid. 

    Lajmi Paraprak

    “Ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset”

    Lajmi i rradhës

    Yuri Kim: Gjuhë urrejtjeje mes politikanëve | Respektojeni veten dhe të tjerët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë