Yuri Kim: Nëse sponsori juaj është një ‘non grata’, çfarë po i premtoni votuesve? PO ShBA-së

    E dërguara e Washingtonit në Tiranë Yuri Kim, u dërgoi 4 pyetje të gjithë kandidatëve në garën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit, me referencë edhe udhëheqësit e tyre persona të shpallur Non-Grata.

    Deri më tani, më aktivi prej tyre është Sali Berisha i cili përmes koalicionit Shtëpia e Lirisë ka hyrë në garë me 6 kandidatët e tij.
    Kim: Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”

    Pak më vonë pas publikimit të këtij mesazhi ambasadorja Yuri Kim, theksoi se ky koment vlen për të gjithë krahët e politikës shqiptare. Ajo u rikujtoi shqiptarëve se Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c) të cilëve u ndalohet hyrja në ShBA.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare para vitit 2024

    Lajmi i rradhës

    Aleksandër Graham Bell, si e nxiti talenti dhe dramat familjare të shpikte telefonin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë