Zaev: Kahja nacionaliste do të vazhdojë t’i sjell humbje VMRO-DPMNE-së

    -Ne do të fitojmë ndërsa ata do të humbasin, njëra nga shkaqet është pikërisht kahja nacionaliste që kanë ata në një shtet multietnik, kështu kreu i LSDM-së Zoran Zaev komentoi sot qasjen e VMRO-DPMNE-së opozitare para zgjedhjeve lokale.
    Zaev tha se partia e Mickoskit do të vazhdojë të humbas në zgjedhje pasi vazhdimisht i drejtohet vetëm një bashkësie etnike në shtet.

    “Të vazhdojmë të gjithë, shpresoj edhe ai. T’i drejtohemi qytetarëve, të barabartë, të gjithëve. Kur do ta bëj këtë z.Mickoski dhe kur do të prezantohet në një shtet multietnik në të cilën jetojmë, me shumë religjione, shtet multikulturor, atëherë mund të pres mbështetje nga të gjithë. Kur t’i drejtoheni vetëm një bashkësie, atëherë do të keni mbështetje vetëm nga ajo bashkësi”, tha mes tjerash Zaev.

    Lajmi Paraprak

    MSHIA me sistem nacional për cilësi dhe efikasitet të shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore

    Lajmi i rradhës

    Mungojnë regjistruesit e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë