ZAEVI KANDIDAT PËR PRESIDENT? / Kovaçevski: nëse dëshiron, mund të kandidojë

    Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kthimi i Nikolla Gruevskit në RMV është një temë e pavend. Ai thotë se nëse ato spekulime do të ishin të sakta, ish-kryeministri tashmë do të kishte ardhur në këtë vend, përcjell Nistori.

    Në pyetjen e takimit me ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe nëse po krijohen kushte bashkë me BDI-në për abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov dhe kthimin e mundshëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në vend, për të cilin Zaev pretendohet se e ka kundërshtuar fuqishëm, përgjigjja e kryeministrit Kovaçevski ishte se nuk ka pasur takim me ish-kryetarin e LSDM-së, pas takimit që kanë pasur me organin e strategjisë në LSDM, për të cilin ka pasur njoftim publik dhe foto nga partia.

    “Unë nuk kam pasur takim me Zaevin që nga mbledhja e atij organi ku janë anëtarë ish-presidentë, sekretarë etj, as nuk kemi pasur takim bashkë me sekretarin e përgjithshëm. Në lidhje me temën aktuale, që për mua nuk është as aktuale për t’ju thënë sinqerisht, dhe në lidhje me kthimin e ish-kryetarit të qeverisë dhe të VMRO-DPMNE-së, mendoj se është një temë e pavend, nga aspekti se së pari, për të ekziston një urdhër që ai të kthehet në Maqedoni, dhe ai duhet të kthehet, por duhet të kthehet të përballet me drejtësinë, sipas ligjeve maqedonase dhe asaj që është miratuar nga autoritetet gjyqësore. Po ashtu e përsëris që nuk kam asnjë komunikim me organet e drejtësisë dhe mendoj se duhet të punojnë në mënyrë të pavarur, çdo gjyqtar, prokuror, drejtues i organeve të drejtësisë mund t’ju thotë se, përveç rasteve kur takohemi në një ngjarje, ku është normale të përshëndetemi. Dhe për këtë mendoj se të gjitha këto tema janë interesante për t’u dëgjuar dhe lexuar, por mendoj se nuk ka bazë që ato të jenë një debat real politik në vend”, tha Kovaçevski.

    Ai theksoi se nuk mund të interpretojë as veprimet e askujt, as vendimet e gjykatës dhe i ka urdhëruar gazetarët të kontaktojnë organet e drejtësisë.

    “Nëse është ashtu siç thoni ju, atëherë Gruevski do të kthehej, por nuk është ashtu”, tha Kovaçevski.

    Nga ana tjetër, i pyetur nëse ish-kryeministri Zoran Zaev tashmë po përgatitet të kandidojë për presidencën e vendit, duke qenë se shpesh del në publik, Kovaçevski u përgjigj:

    “Së pari, nuk shoh arsye që dikush të mos dilte në publik, pasi më parë ka pasur poste të larta shtetërore dhe partiake. Edhe për mua është gjithashtu pozitive nëse paraqiten ish-presidentë, kryeministra apo ish-kryetarë të Kuvendit, sepse këta janë njerëz që kanë përvojë dhe njohuri që mund t’i ndajnë me popullin, me komunitetin e biznesit dhe me qytetarët në këndvështrimin e tyre, ose p.sh., ish-kryetari i qeverisë, i cili themeloi fondacionin e tij, shpesh shohim se ai dhuron burime financiare për të mbështetur grupe të ndryshme qytetarësh, ja dje p.sh. një donacion për një institucion. ”, tha kryeministri.

    Ai tha se procesi ende nuk ka filluar, por të gjithë kandidatët kanë shanse të barabarta, do të thosha në atë garë, të marrin nderin të jenë kandidat për president nga radhët e LSDM-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: pushteti po përgatitet për zgjedhje jo të ndershme, sepse e ndjen humbjen

    Lajmi i rradhës

    LEN – Ali Ahmetit: sa vite burg ia fale Gruevskit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë