Zaev: Kemi bazë të mirë për hapje të negociatave që nuk prek interesat e Bullgarisë dhe RMV-së

    “Kemi bazë të mirë për mënjanim të pengesave për hapje të negociatave me BE-në me zgjidhje që nuk prek në çështjen e identitetit maqedonas dhe për të cilën jemi të bindur se është e pranueshme edhe për pozicionet vendimtare të Bullgarisë”, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev për propozim vendimet e ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë Augusto Santosh Silva dhe eurokomisarit për politikë fqinjësore Oliver Varheji, përcjell Nistori.

    Zaev në takim ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendës kryeministri për Çështje europiane, Nikolla Dimitrov.

    Dy përfaqësuesit europian sot prezantuan zgjidhje për tejkalimin e problemeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që do të mundësojë hapjen e bisedimeve ndërmjet RMV-së dhe BE-së nëpërmjet konferencës ndërqeveritare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edhe nëse jeni vaksinuar në Serbi, pasaporta e gjelbër do të jetë e vlefshme

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe shpërfillet edhe nga ministrat shqiptarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë