Zaev: Le t’u japim fund më zënkave mes etniteteve, të bëhemi bashkë për një të ardhme të mirë

    Sot kryetari i LSDM-së ka vizituar rajonin e pollogut, ai në vigjilje të ditës së shtatë të fushatës zgjedhore poashtu ka vizituar edhe banorët e komunës së Zhelinës. Zaev ka prezantuar listën e këshilltarëve në këtë komunë ku bartës i listës është Suad Murati, njofton Nistori.

    Lista e këshilltarëve në këtë komunë përbëhet prej shumë të rinjëve gjë e cila na gëzon të gjithve për vullnet të mirë për këtë ardhmëri, të gjithë meritojnë të furnizohen me ujë të pijshëm dhe të kenë kanalizime, theksoi Zoran Zaev para banorëve të komunës së Zhelinës.

    Zaev theksoi se do ti mbështes të gjithë kompanitë e reja, bizneset e reja sepse e ardhmja u takon të rinjëve.
    “Subvencione do të ketë për të gjithë nuk ka rëndësi cilit etnitet i përket apo cilës parti, ne nuk bëjmë dallime subvencione për të gjithë” deklaroi Zoran Zaev kryeministër.
    Të gjithë jemi qytetarë të gjithë kemi nevojë për të uje për të jetuar, nuk ka më zënka mes shqiptarve dhe maqedonasve kjo na ka ardhur në majë të hundës, le ti japim fund kësaj të bëhemi të gjithë bashkë për një jetë më të mirë ta përkrahim të ardhmen ti përkrahim këta të rinjë në komunën e Zhelinës, këto ishin fjalët e Kryeministrit Zaev./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Le t’u japim fund më zënkave mes etniteteve, të bëhemi bashkë për një të ardhme të mirë

    Lajmi i rradhës

    Terminalet, vazhdon trajnimi i këshillave zgjedhor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë