Zaev nesër jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të RMV-së

    Kryeministri Zoran Zaev sot në Tiranë konfirmoi se është dita e fundit e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzoj dorëheqjen e tij. Ndërkohë sa i përket “Ballkanit të Hapur”, edhe njëherë iu bëri thirrje vendeve tjera të rajonit që t’i bashkëngjiten kësaj nisme.

    “Ballkani i Hapur” është një procesi i përbashkët që ka nisur nga Shqipëria, Serbi, Maqedonia e Veriut. Të gjitha vendet tjera në rajon kanë një festë të hapur dhe i ftojmë që të na bashkëngjiten që të zhvillohemi ekonomikisht dhe të zhvillohemi bashkë”, tha Zaev duke shtuar se kur BE-ja dështon ne kemi detyrimin që në mënyrë konstante të ndërmarrim nisma që evropianizojnë rajonin.

    “Ballkani i Hapur”, nuk është zëvendësues i BE-së, por është një lehtësim, që ka marrë një mbështetje të fortë nga bizneset e vendeve tona. Ballkani i Hapur është një procesi i pa-kthimë”, tha Zaev i cili njëherit përmendi edhe mbështetjen e SHBA-së për këtë nismë.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në konferencën për media pas nënshkrimi të pesë marrëveshjeve  në kuadër të Open Ballkan, ka dhënë edhe lajmin se kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, nesër jep dorëheqje.

    “Unë e di që Zaev nesër jep dorëheqje…”, ka thënë Vuçiq. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fakulteti Teknik në Manastir nuk pranon të kryejë eksperizë për aksidentin në Llaskarcë

    Lajmi i rradhës

    MAQEDONIA E VERIUT NUK ËSHTË MË VEND I RREZIKSHËM PËR GJERMANINË | Kovid-protokolle të reja për qytetarët e vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë