Zaev: Nga BE presim atë që është e merituar

    Nuk kemi asnjë dilemë për t’i dhënë garancitë. Ne jemi popull paqësor dhe nga ne vetëm mund të pritet që të ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen nga “Fokus” me rastin e deklaratës së presidentit bullgar, Rumen Radev se Bullgaria dëshiron garanci të qarta për sigurinë e saj nacionale dhe interesat e saja kombëtare, përcjell Nistori.

    “Përfundimisht, mendoj se presidenti Radev i cili është një udhëheqës europian, mund të bëjë një hap pozitiv përpara i cili do t’i japë miqësisë tonë një shans të zhvillohet dhe të rritet në vend që të lërë gjurmë midis dy popujve”, tha Zaev duke shprehur kënaqësinë e tij nga format krijuese të propozimeve të paraqitura që ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Silva dhe Komisionari i Europian Varheji njoftuan kohët e fundit pas vizitës në Sofje dhe Shkup dhe duke shprehur se në fund të ditës Bashkimi Europian do të japë atë që presim.

    Në lidhje me propozimin e opozitës që të braktiset marrëveshja dhe të bëhet një e re, me më shumë garanci ndërkombëtare, kryeministri Zaev shprehet se është shumë jo serioze të anulohet një marrëveshje e cila tashmë ka filluar të realizohet dhe për të cilin mbetet shumë për të bërë, duke përsëritur se identiteti dhe gjuha janë linja të kuqe të njohura për të cilat as Qeveria dhe as Unioni nuk mund të diskutojnë dhe t’i ndryshojnë. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon rritja e temperaturave te personat që vuajnë nga gurët në veshka

    Lajmi i rradhës

    Arsyet pse duhet tu thoni ‘Jo’ pijeve të gazuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë