Zaev: Nga dëshira për pushtet, përsëri duan ta robërojnë dhe shkatërrojnë shtetin

    Ata për dëshirën e mjerë për pushtet ishin të gatshëm ta çojnë vendin tatëpjetë, ndërsa populli të vuajë. Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit për Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, një shoqëri të përbashkët dhe të barabartë, paqen e qytetarëve brenda dhe marrëdhënie të mira me fqinjët”, ka shkruar këtë pasdite kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, pasi VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, E Majta dhe Besa kanë dorëzuar në Kuvend nismën për votim të mocionit të mosbesimit Qeverisë, përcjell Nistori.

    Zaev shton e ky shtet ka popull, ka qytetarë, demokratë, luftëtarë, politikanë dhe parti politike që nuk do ta lejojnë Mickoskin, Apasievin dhe Gruevskin ta kapin dhe shkatërrojnë sërish vendin dhe se kauza e LSDM është civile dhe shtetërore.

    “Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, shkruan Zaev. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Thirret seanca për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Pandemia në harresë, Filipçe prej një muaji nuk bëhet i “gjallë” në publik

    Lajme tjera

    Dobët me pagën minimale

    Qytetarët e Maqedonisë, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, marrin pagat minimale ndër më të ulëtat në rajon.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë