Zaev: Nga janari rroga minimale do të jetë 18 mijë denarë

    Foto: AIM

    LSDM sot ka vazhduar në Koçan ku ka mbajtur takime me qytetarët.

    Lideri i kësaj partie, Zoran Zaev në kuadër të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ka premtuar se rroga minimale nga janari do të jetë 18 mijë denarë.

    “Rriten rrogat në të gjitha sektorët, rroga mesatare rritet në vazhdimësi. rroga minimale prej 9.000 denarë është rritur në 15.200, kurse nga janari do të jetë 18.000 denarë. Ky është drejtimi në të cilin duhet të ecë shteti ynë, ekonomia jonë dhe shoqëria jonë. Që të mbahet kjo vazhdimësi, që të vazhdojë ndihma ndaj qytetarëve, ndaj sipërmarrësisë, duhet të zgjedhet opsioni që e dërgon përpara, dhe këta janë LSDM dhe koalicioni, kjo është më e mira për Koçanin, më e mira për shtetin. Koçani vazhdon të zhvillohet dhe përparohet. Koçani do të vazhdojë të zhvillohet dhe përparohet vetëm me Nikollço Ilijev, vetëm me LSDM dhe koalicionin. Për këtë më 31 tetor, votoni për numrin 12, që të vazhdojë përparimi”, tha Zaev, transmeton TV21.

    Lajmi Paraprak

    Kosova i shpalli persona non-grata dy zyrtarë rusë, reagon MPJ e Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Afaristët do të gjejnë gjithmonë dorën e shtrirë të ndihmës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë