Kryeministri, Zoran Zaev ka përshëndetur dialogun e presidentit Stevo Pendarovski me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por thotë se nuk pret asgjë nga takimi i sotëm lidhur me çështjen e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, përcjell Nistori.
Përndryshe, presidenti Stevo Pendarovski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski janë takuar sot, në vilën Vodno, ku, sipas është biseduar rreth ngjarjes së ”27 prillit” ku turma protestuese u fut në kuvend dhe sulmoi fizikisht deputetët, ku si pasojë më i lënduari ishte kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryeministri Zoran Zaev. /Nistori/