Zaev për “Kathimerini”: Le t’i japim Europës një Ballkan të ri!

    Në një intervistë për “Kathimerini” të titulluar “Së bashku për Ballkanin në shekullin 21”, kryeministri Zoran Zaev ka folur për perspektivën europiane, mbështetjen greke, marrëveshjen e Prespës, si dhe bashkëpunimin me kryeministrin aktual dhe atë ish-kryeministrin grek, përcjell Nistori.

    “Ne u përcaktuam të zgjidhim. Të zgjidhim çështjen e emrit të vendit tim. Le të mos vonohemi, të mos kalkulojmë, të mos luajmë me opinionin publik edhe në vendin tonë dhe në vendin tuaj, të mos harxhojmë kohën e miqve tanë, mbështetësve të procesit. “Le t’i japim rajonit një Ballkan të ri”, është deklaruar Zaev ndër të tjera.

    Kryeministri më tej është shprehur se Greqia mbetet një “ndërmjetësues dhe mbështetës i fortë” i rrugës europiane i Maqedonisë së Veriut, për të cilën ai mori garanci nga kryeministri grek. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Erdogan reagon ndaj sulmit të Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem

    Lajmi i rradhës

    Ndarja e pakos Shkup-Tiranë, Geer: Vendos Këshilli i Europës dhe vendet anëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë