Ndarja e pakos Shkup-Tiranë, Geer: Vendos Këshilli i Europës dhe vendet anëtare

    Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, David Geer në konferencën e sotme për shtyp, me rastin e shënimit të Ditës së Europës, ka komentuar ndarjen e mundshme të pakos Shkup-Tiranë sa i përket mbajtjes së konferencës ndërqeveritare me BE-në, shkruan Alsat-M. Geer tha se për këtë vendosin vendet anëtare dhe Këshilli Europian, ndërkaq inkurajoi Sofjen dhe Shkupin që të zgjidhin kontestin mes tyre.

    “Bashkimi Europian inkurajon palët që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy anët. Lidhur me çështjen e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, kjo u ngrit gjatë vizitës së komisionerit Varheji. Ai përsëriti se Komisioni Europian po punon për të caktuar konferencë ndërqeveritare me të dy vendet – me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ai tha: “Ende nuk kemi arritur në këtë pikë. Sigurisht, ndarja është gjithashtu një çështje për Këshillin Europian të BE-së. Dhe, sigurisht, janë 27 vendet anëtare që e adresojnë këtë çështje”.

    Ambasadori Geer shtoi se për momentin qëndrimi i KE-së mbetet i njëjtë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zaev për “Kathimerini”: Le t’i japim Europës një Ballkan të ri!

    Lajmi i rradhës

    Bislimovski tregon nëse do të ketë rritje çmimit të rrymës elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë