Kryeministri Zoran Zaev ka folur për jetën dhe sfidat e tij. Në një rrëfim për Kurir, ai shpjegon se si kaloi nga një shitës shalqini në pozicionin më të rëndësishëm në vend, si e fitoi milionin e parë, përcjell Nistori.
“Fitimi i parë i madh – 2.4 milionë marka, është nga speci i kuq, të cilin e kemi tharë në Strumicë dhe ia kemi dhënë Horgos për prodhimin e erëzave. Në vitin 2001, në Suboticë, ne negociuam për çmimin, cilësinë, standardet. Marrëveshja u bë, fitimi ishte 2.4 milionë marka. Dhe me atë kapital blejtëm një oborr me tulla.
Dhe kur më pyeti familja ime se nga u krijua kapitali – ajo u krijua nga tregu në Gornjem Milanovac dhe nga fabrikat serbe. Edhe djali im edhe vajza ime e dinë këtë, e lëre më anëtarët e moshuar të familjes. Dhe tani le të më thotë një politikan serb se Zaev ka rezerva ndaj Serbisë”, është deklaruar Zaev. /Nistori/