Në Bruksel po mbahet Samiti i NATO-s ku do të përcaktohen prioritetet e Aleancës Veri-Atlantike për 10 vitet e ardhshme. Ky është Samiti i parë, në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlantike. Kryeministri Zoran Zaev para nisjes së Samitit tha se pritjeve të gjata drejt integrimit në Bashkimin Europian do t’u vijë fundi.
“Unë pres që përmes bisedimeve do të mund të gjejmë zgjidhje sepse me të vërtetë u stërzgjatë. 20 vite me marrëveshjen e stabilizim-asocimit, 16 vite e gjysmë vend kandidat. Besoj që fqinji ynë lindor Republika e Bullgarisë përfundimisht do të na jep përkrahje të bëjmë hapin e radhës që është mbajtja e konferencës së parë ndër qeveritare.”- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 30 vendeve anëtare do të zgjasë dy ditë, ndërsa ka për qëllim hartimin e strategjisë së Aleancës për dekadën e ardhshme.