Dyshohet se Arnautovic e ofendoi rëndë në baza etnike Alioskin (Video)

    Marko Arnautovic, sulmuesi i Austrisë, do të urrehet prej shqiptarëve për një kohë të gjatë, pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

    Kjo pasi sulmuesi, pas golit të shënuar thuhet se ka ofenduar me nënë dhe etni mesfushorin shqiptar Ezgjan Alioskin.

    Mediat serbe kanë shkruar se Arnautovic, nga leximi i buzëve pas shënimit të golit, thuhet t’i ketë thënë Alioskit: “Të q…. nënën shqiptare”.

    Reagimi i tij ishte me të vërtetë i turpshëm dhe UEFA mund të marrë edhe masa disiplinore.

    Lidhur me këtë rast për “Kanal10” është prononcuar edhe numri një i futbollit në FFM, Muhamed Sejdini, cili nënvizoi se nëse ka ndonjë ofendim në bazë etnike, atëherë UEFA gjithsesi se do të reagojë.

    “Nëse ka ndonjë fyerje në bazë nacionale, gjithsesi që UEFA do të marrë edhe masa”, ka thënë presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

    Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e dytë në kuadër të “Euro 2020” do ta zhvillojë me 17 qershor kundër Ukrainës.

    Te Maqedonia janë të ftuar pesë gjashtë shqiptarë: Ferhan Hasan, Enis Bardhi, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Grupet gjermane të mjedisit kundërshtojnë hapjen e fabrikës së Teslas

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Pritjeve të gjata drejt integrimit në Bashkimin Europian do t’u vijë fundi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë