Zaev: Ruajeni “Ballkanin e hapur”, do të na çojë drejt të ardhmes së përbashkët në BE

    Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi gjatë takimit të “Ballkanit të hapur” se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhmes së përbashkët.

    “Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vendet tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE-së sa i përket procesit të integrimit”, theksoi Zaev.

    Zaev pati një mesazh për pjesëmarrësit: “Ruajeni “Ballkanin e hapur” sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhmes së përbashkët në BE”.

    Ai theksoi se kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është plotësisht dakord me këtë nismë dhe do të vijojë punën e nisur nga vetë Zaev.

    “Këtu kemi edhe kryeministrin e ardhshëm, edhe zv.ministrat që i kemi tërësisht mbështetës të kësaj iniciative, që do të sjellin vetëm të mira. Kjo iniciativë do të vijojë me suksese të mëtejshme në të ardhmen dhe do të njihet nga të gjithë si e tillë. Ne do të vijojmë për t’i treguar Evropës se dimë të punojmë së bashku dhe të arrijmë suksese”, mbylli fjalën e tij Zev.

    Këtë të martë po mbahet Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, takim mes kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

    Ata kanë mbërritur mbrëmjen e kaluar në Shqipëri, ndërsa Rama i priti me darkë mirësardhje në Elbasan duke shmangur kështu udhëtimin për në Tiranë, ku po mbahej protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër ardhjes së Vuçiç.

    Do të nënshkruhen rreth 5 marrëveshje:

    1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
    2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
    3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
    4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
    5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet në vitin 2022, Hoxha: BDI do të pësojë tronditje tektonike

    Lajmi i rradhës

    Aksion në Kumanovë, arrestohen disa policë, doganierë dhe zyrtarë shtetërorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë