Zgjedhjet në vitin 2022, Hoxha: BDI do të pësojë tronditje tektonike

    Zgjedhjet e parlamentare do të mbahen në vitin 2022 dhe BDI do të pësojë tronditje tektonike, vlerëson sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në ClickPlus.

    “BDI-ja do të pësojë tronditje tektonike dhe e ardhmja politike e shqiptarëve, të paktë në ciklin e ardhshëm zgjedhor do të jetë opozita shqiptare”, tha Hoxha.

    Hoxha i pyetur për deputetin, ish-bashkëpartiakun e tij, Kastriot Rexhepi, por ai zgjodhi ta komentojë të njëjtin me një fjali.

    “Një rrugëtim i suksesshëm me një fund të turpshëm”.

    Hoxha është takuar së fundmi edhe me ish-funksionarin e lartë i BDI-së, që njihet ndryshe si pjesëtari i të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” në BDI, Musa Xhaferi.

    “Takimi im me Musa Xhaferin nuk ka të bëjë me mënyrën e qeverisjes së BDI-së. Ka qenë një thirrje miqësore… Unë kam pasur një thirrje nga Musa Xhaferi për të biseduar. Nuk është korrekte që unë të shfaq në opinion diçka për të cilën unë jam thirr. Në rast se unë kam qenë thirrësi i takimit”, tha Hoxha.

    VMRO-DPMNE propozoi që për kryeministër shqiptar të jetë Afrim Gashi, lideri i Alternativës. Sesa mund të jetë e realizueshme kjo, Hoxha ndoshta për momentin, Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti kanë parë afinitetet spektakulare të Afrim Gashit, për të zgjidhur çështjet madhore,… atëherë kjo është qesharake për t’u komentuar dhe nuk dua të ndalem në këtë pjesë. Kjo është për të banalizuar debatin politik.

    Hoxha tha se është çështje kohe kur Grubi do të shkojë të shpija, duke aluduar në daljen nga qeveria të BDI-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PAVARËSIA E CIVILIT NË ANALET E PAGUXIMIT

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Ruajeni “Ballkanin e hapur”, do të na çojë drejt të ardhmes së përbashkët në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë