Zaev: Synojmë të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë

    Kryeministri Zoran Zaev në fjalët e tij hyrëse në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup tha se nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tuiranës përmban në vete katër liritë e BE-së, transmeton Alsat. Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

    “Këtë që e ndërtojmë sot del nga vlerat evropiane për shkak se në vete në themelet e saj përmban të gjitha katër liritë e Bashkimit Evropia. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.

    Lajmi Paraprak

    Iniciativat qytetare kundërshtojnë pragun zgjedhor

    Lajmi i rradhës

    Rama drejtuar Zaevit: Shpresoj që përkthyesi të mos jetë si herën e kaluar, më shkatërroi mesazhin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë