Ermira Mehmeti dhe Besa Arifi janë dy emra të cilave kryeministri Zoran Zaev, u ka ofruar postin e nënkryetares në LSDM.
TV21 është përpjekur të konfirmojë zyrtarisht informacionin, por nga të gjitha anët, heshtje. Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, është përgjigjur nëpërmjet mesazhit me telefon, duke as e mohuar, por edhe as nuk e ka pohuar, por ka kërkuar që mos e kontakojnë më, sepse gjithçka që ka pasur e ka thënë në politikë dhe për politikën.
Nga ana tjetër, profesoresha universitare si dhe këshilltarja e jashtme e presidentit aktual, Besa Arifi nuk u është përgjigjur telefonatave. Arifi është motra e nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi.
LSDM nuk dëshiron të komentojë, sepse është mosmirënjohëse të spekulohet se kush do të ishte një kandidat i mundshëm për një pozitë të caktuar apo jo, menjëherë pas përfundimit të kongresit. /Nistori/