Përjashto 16-20-vjeҫaret, shumë vajza dhe gra sot, përpiqen të duken më të reja në moshë. Natyrisht, askush nuk mund t’i numërojë kremrat apo trajtimet e lëkurës për ta bërë lëkurën të duket më e re dhe më e freskët, por ndërsa je duke ndjekur rutinën tënde të bukurisë, përqëndrohu për pak tek ato gabimet që bën gjatë kësaj periudhe të nxehtë, sepse vera ka sekrete të ndryshme bukurie. Mund t’ia rritësh moshën vetes edhe nëse i aplikon të gjithë kremrat antirrudhë, antimoshë etj, shkruan Class .
Shiko cilat janë 3 gabimet më të mëdha të bukurisë që të rrisin moshën gjatë kësaj periudhe.
Vendos shumë krem pudër: Duke vendosur shumë krem pudër apo shumë rouge në mollëza, është e sigurt që i rrit më shumë moshën vetes. Kremi pudër theksohet më tepër në linjat e fytyrës dhe në shenjat e moshës që kanë filluar të duken, kështu që të shton edhe më shumë nga vitet që ke. Duke e shmangur këtë, më mirë vendos një makeup më të lehtë aty ku të duken rrudhat në vend që të përdorësh një krem pudër. Por ashtu mos harro që para kremit pudër, fytyra duhet të jetë e përgatitur. Nëse je e djersitur apo e ke fytyrën me yndyrë, atëherë do të dukesh edhe më keq.
Nuk e përdor shpesh kremin hidratant: është shumë nxehtë dhe kjo është e qartë, ndaj hidratimi i fytyrës është mjaft i dodmosdoshëm në këtë periudhë. Për më tepër që një fyrtyrë e hidratuar është edhe më e shëndetshme dhe duket shumë më e re. Për fat të keq, rrezet e diellit në verë mund të shkaktojnë humbje të yndyrës natyrale që ka fytyra duke shkaktuar tharje dhe irritim. Lëkura e thatë e bën fytyrën të tregojë pa problem edhe rrudhat dhe shenjat më të imta të moshës. Kjo do të thotë që është shumë e rëndësishme për ta mbajtur fytyrën të hidratuar gjatë gjithë verës. Për këtë duhet të pish shumë ujë dhe mos harro asnjëherë përdorimin e hidratantit ҫdo mëngjes dhe ҫdo mbrëmje. Po ashtu, është shumë i rëndësishëm edhe esfolianti, sepse heq qelizat e vdekura dhe lëkurën e thatë që e bën fytyrën të duket më e madhe.
Nuk përdor krem dielli. Një ndër faktorët më të rëndësishëm që kontribuon maksimalisht në krijimin e rrudhave është ekspozimi në diell. Mund të mendosh se është problem i gjatë dhe nuk ke pse shqeqësohesh për këtë tani, por rrezet e diellit janë kryesore në plakjen e fytyrës që i shkaktojnë problemet dalëngadalë.
Ky është edhe numri më i madh i rasteve të plakjes së lëkurës. Ndaj është shumë e rëndësishme të përdorësh kremin e diellit ҫdo ditë, jo vetëm kur shkon në pishinë apo në plazh. Mos harro të përdorësh krem me SPF edhe në duar dhe në qafë gjithashtu, sepse janë zona që tregojnë po ashtu shenjat e moshës.