Rihapet kulla e Ajfellit, vizitorët mund ta “shijojnë” sërish atraksionin turistik

    Pasi që për muaj të tërë ka qëndruar e mbyllur për shkak të epidemisë së coronavirusit, kulla e Ajfellit do të hapet për vizitorë kah mesi i korrikut, kanë bërë të ditur zyrtarë të atraksioneve turistike në Paris të Francës.

    Njerëzit që duan të kthehen në majën e një prej objekteve më të njohura të kryeqytetit francez, mund t’i blejnë biletat nga 1 korriku, kurse vizitorët e parë pritet të shfaqen në kullë më 16 korrik.

    Masat e veçanta akoma do të jenë në fuqi për shkak të pandemisë. E kulla është dashur të mbyllet për vizitorë në fund të vitit të kaluar, pasi që pandemia detyroi mbylljen e vendeve ku do të mund të mblidheshin turma që konsideroheshin vatra të infeksionit.

    E rihapja fillimisht ishte planifikuar të ndodh në dhjetor, por kushtet dhe situata epidemiologjike nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Ka qenë mbyllja e dytë e kullës për shkak të coronavirusit, që gjithashtu gjatë pranverës së vitit të kaluar u mbyll kur virusi filloi të përhapet nëpër Evropë.

    Në kushte normale, brenda një viti në këtë kullë ngjiten mbi 7 milionë vizitorë. Kjo kullë zbukuron Francën që nga viti 1889. 

    Lajmi Paraprak

    Rishpallen shpalljet publike të programit për vetëpunësim, ndërsa ata që kanë aplikuar më herët do të merren parasysh

    Lajmi i rradhës

    Zakharieva: Me mendimin e mirë dhe pa PR të zi, Maqedonia e Veriut do të arrijë shumë më tepër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë