Zejdi dorëhiqet nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASh – AAA

    Koordinatori i Grupit Parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi Zejd, ka shkruar në Facebook se nesër do ta informojë zyrtarisht kryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, që dorëhiqet nga posti i koordinator i Grupit Parlamentar ASh-AAA, përcjell Nistori.

    Postimi i plotë i deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi Zejd:

    Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA. Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlametare. P.S.Respekte për të gjithë deputetët e Koalicionit dhe ju jam mirnjohës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e mira ndërnjerëzore.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është narcisizmi?

    Lajmi i rradhës

    Disa hapa si të bëhemi njerëz më të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë