Zekiri: Po të doja të largohesha, kam pasur hapësirë një vit, por nuk fshihem nga organet e ndjekjes

    Ish-sekretari i Qeverisë së RMV-së, Muhamed Zekiri doli sërish sot para gjykatës duke theksuar se nuk do të ikë nëse e lirojnë nga paraburgimi dhe në të njëjtën kohë nuk do të ndikoj te dëshmitarët.

    Ai ka dhënë garanci, sipas avokatit Miroslav Vujiq dhe është nga pasuria e patundshme të cilët e zotëron shoku i tij.

    Në të njëjtën kohë ekipi i avokatëve kanë mohuar se Zekiri do të largohej dhe do të fshihej në Gjermani ku qëndrim të rregullt kanë prindët e gruas së tij, duke thënë se edhe ato për momentin qëndrojnë në Maqedoni.

    “As që kam qëllim, edhe skam arsye pse të largohem dhe të fshihem nga organet e ndjekjes. Dua të kujtojë se që nga procedura parahetimore unë isha në funksionin që kryeja, dhe unë nënshkrova që të dorëzohen të gjitha dokumentet të cila i kanë kërkuar nga unë. Po të doja të largohesha, kam pasur hapësirë një vit, sepse kisha njohuri se po zhvillohet procedurë ndaj meje”, tha Zekiri në gjykatë.

    Lajmi Paraprak

    Frytet e inatit

    Lajmi i rradhës

    Shoku i ngushtë që nuk e njoha kurrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë