Zelensky dorëzon formularin me përgjigjet për anëtarësimin në BE

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky / Fotografia: AFP/ Getty Imagess

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dorëzoi ditën e sotme një dokument me përgjigjet e Ukrainës ndaj një pyetësori nga Bashkimi Europian

    Ky veprim paraqet një tjetër hap në rrugën e Kievit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas, shkroi në Twitter se ishte i nderuar që mori nga Presidenti Zelensky përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Europian.

    Dokumenti ishte dorëzuar nga presidenti Von der Leyen vetëm 10 ditë më parë.

    Ambasadori postoi gjithashtu foto të tij duke marrë dokumentin së bashku me Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, duke përfshirë kryeministrin Denys Shmyhal.

    Dorëzimi i pyetësorit shënon një tjetër hap në procesin e gjatë për t’u bërë një vend anëtar i plotë i BE-së, një proces që normalisht kërkon vite për t’u përfunduar.

    Komisioni Evropian tani do të shqyrtojë përgjigjet e dhëna nga Ukraina në pyetësor dhe do të nxjerrë një opinion nëse Ukrainës duhet t’i jepet “Statusi i Kandidatit”.

    Më pas do t’u mbetet liderëve të 27 shteteve anëtare ekzistuese që të miratojnë statusin e Ukrainës si vend kandidat përpara se të kalojë në fazën tjetër në të cilën Kievit do t’i duhet të harmonizojë proceset e tij sociale, ligjore, administrative dhe financiare me atë të BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Petkoviq i sheh si kërcënim deklaratat e Kurtit për marrëveshjen e targave

    Lajmi i rradhës

    Kur zhvillohen alergjitë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë