Zgjedhje të jashtëzakonshme për Këshillin e ri në Tetovë | Talat Xhaferi i ka caktuar për 20 gusht 2022

    Vendimi i kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit vjen pasi Qeveria javën e kaluar shpërndau Këshillin e Komunës së Tetovës për shkak se përbërja aktuale nuk arriti të miratojë llogarinë përfundimtare deri më 21 mars 2022, shkruan Nistori.

    Tetovarët edhe dy muaj do të shkojnë sërish në qendrat e votimit për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për këshilltarë të rinj. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shpallur zgjedhjet dhe i ka caktuar për 20 gusht 2022.

    Vendimi i Xhaferit është publikuar në Gazetën Zyrtare, ndërsa për mbajtjen e zgjedhjeve është Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ).

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme për përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës shpallen pasi këshilltarët aktualë nuk e miratuan llogarinë përfundimtare komunale deri më 31 mars të këtij viti në përputhje me nenin 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

    Vendimit të Xhaferit i ka paraprirë vendimi i qeverisë për shpërndarjen e Këshillit, të cilin Qeveria e ka miratuar në seancën e 14 qershorit.

    Më 20 gusht do të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë. Në këto komuna ky do të jetë fati i tretë për zgjedhjen e një kryekomunari të ri duke qenë se në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar dhe disa muaj më pas, nuk kishte mjaftueshëm qytetarë për të shkuar në qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pa efekt masat e qeverisë për uljen e marzhit dhe TVSh-së

    Lajmi i rradhës

    “Qeveria po lejon bullgarizimin e Maqedonisë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë