Pendarovski: të tregojmë që në raundin e parë se jemi për Maqedoni europiane

    Stevo Pendarovski, Zgjedhjet Presidenciale në RMV, 2024 / Fotografia: profili zyrtar i Stevo Pendarovskit

    Në kuadër të vizitës së tij në rajonin e Strumicës, kandidati për president, Stevo Pendarovski, sot ka takuar banorët e komunës së Bosilovës.

    Para qytetarëve, Pendarovski tha se është e rëndësishme që të mërkurën, më 24 prill, të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë numrin një.

    “Mos harroni, që në raundin e parë do të shihet se sa janë për një Maqedoni demokratike, evropiane dhe të begatë, e kush për regjim. Prandaj është shumë e rëndësishme që më 24 prill t’u tregohet se ka një numër të madh të qytetarëve që e duan Maqedoninë evropiane”, tha Pendarovski.

    Kandidati për president Pendarovski tha se “vetëm numri një është garanci për vazhdimin e rrugës drejt anëtarësimit të plotë, ndërsa gjithçka tjetër është kthim në të panjohurën, ndarjet dhe izolimin”.

    Lajmi Paraprak

    Bojmacaliev: mbi 100 mijë qytetarë i presin dokumentet personale, është shkelur afati ligjor

    Lajmi i rradhës

    Kandidatja e VMRO-së për presidente: nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë