Bojmacaliev: mbi 100 mijë qytetarë i presin dokumentet personale, është shkelur afati ligjor

    Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev, i pyetur për vonesën e dhënies së dokumenteve personale, ka shpjeguar se me ardhjen e qeverisë teknike, ministri ka bërë disa reforma, të njohura vetëm për të për disa arsye personale, të cilat nuk sollën asnjë rezultat.

    Ai tha se sipas informacioneve të fundit që ka mbi 100 mijë qytetarë nuk kanë marrë pasaportat brenda afatit ligjor.

    “Dhe do të përmend vetëm se para qeverisë teknike, të gjithë qytetarët kanë marrë dokumentet personale brenda 15 ditëve. Por për fat të mirë, qeveria teknike do të përfundojë së shpejti, kështu që shërbimet administrative do të rikthehen në rrugën e duhur, qytetarët do të fotografohen dhe do të shërbehen në 15 ditë për të marrë dokumentet e tyre”.

    “E kam thënë që nga dita e parë, por nuk u kuptua se nuk bëhet fjalë vetëm për t’i fotografuar qytetarët, për t’u marrë paratë, por për të mos u dhënë pasaportat. Qytetarët kanë pritur diku për dy muaj e gjysmë për dokumente të caktuara për të cilat kanë paguar dhe janë fotografuar”, ka theksuar zëvendësministri shtesë Bojmacaliev.

    Lajmi Paraprak

    Taravari në Berlin: diaspora di të bëjë ndryshimin, kjo do të dëshmohet më 24 prill dhe 8 maj

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: të tregojmë që në raundin e parë se jemi për Maqedoni europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë