Ilir Meta mbështetë VMRO-DPMNE: fitorja e tyre do t’i jep dimension të ri ekonomisë së RMV

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbështetë VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e RMV, kështu duke shkruar se fitorja e tyre do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj, përcjell Nistori.

    “Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja. Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro. Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale”, shkruan Meta.

    Sipas Metës, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë.

    Ndryshe, Ilir Meta ka qenë president i Shqipërisë, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë dhe ka udhëhequr një kohë të gjatë partinë LSI. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VLEN në Veles, bartësi i listës në njësinë tre takohet me qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Cila NjZ kryeson me numër vendvotimesh në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë