Zgjedhjet lokale 2021 | Zaev: Me gjasë do të koalicionojmë me Lëvizjen Besa

    Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën “Koha”, lidhur me zgjedhjet lokale, ai theksoi se LSDM do të vazhdojë të ushqejë hapjen ndaj të gjitha bashkësive etnike dhe ndërtimin e koalicioneve, sepse në një mënyrë të tillë, duke e ndarë pushtetin bëhet më demokratik, përcjell Nistori.

    “Vitin e kaluar ne bëmë koalicionin e parë plotësisht multietnik me Lëvizjen Besa, e cila erdhi me ne dhe me gjasë do të shkojmë së bashku në këto zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar së bashku edhe me partnerët tanë të tjerë të koalicionit, nëse kjo do të jetë në raundin e dytë apo në raundin e parë do të varet nga kandidatët”, ka deklaruar kryeministri Zaev, duke shtuar se është shumë logjike, e natyrshme dhe demokratike.

    Ai pret zgjedhje lokale të suksesshme, para se gjithash demokratike, korrekte dhe të ndershme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë lëvizje të thjeshta që mund t’i bëni direkt nga shtrati

    Lajmi i rradhës

    Letër nga Gaza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë