Zgjedhjet lokale me 17 tetor | Pendarovski s’do të dekretojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

    Zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi vlerëson se 17 tetori është datë e betonuar me Kushtetutë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Sipas tij data e zgjedhjeve mund të shtyhet vetëm në raste kur vendi ndodhet në gjendje krize ose gjendje lufte.

    Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zgjedhje të rregullta lokale, deri në ditën e votimit duhet siguruar jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë periudhë e cila i nevojitet KSHZ-së për hartimin e rregullores për afatet e zgjedhjeve, 6 gushti është data e fundit kur duhet shpall zgjedhjet. Nga kjo datë fillojnë të rrjedhin afatet për organizimin e zgjedhjeve më 17 tetor”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

    Xhaferi tha se ndryshimet në kodin zgjedhor mund të miratohen edhe pas pushimit vjetor të deputetëve, por kjo sipas tij do të komplikonte rrjedhën e afateve. Ndaj propozim-ndryshimeve deputetët kanë propozuar mbi 700 amendamente. Leximi dhe shqyrtimi i tyre vështirë të kalojë deri më 1 gusht kur edhe deputetët shkojnë në pushim. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor parashikojnë ndryshimin e modelit zgjedhor me lista të hapura për këshilltarë dhe prag prej 2 për qind për kandidaturat e pavarura dhe 3 për qind për pjesëmarrje në këshillin komunal. Për herë të parë parashikohet vendosja e listave preferenciale në të cilat kandidatët që sigurojnë 3 për qind të votave nga numri i votuesve në nivel Komunal, zgjidhen me automatizëm, ndërsa pjesa tjetër zgjidhen sipas radhitjes dhe përllogaritjes së sistemit për numërimin e votave. Partitë e vogla kundërshtojnë pragun që obligon mbledhjen e nënshkrimeve për kandidat të pavarur dhe pragun për lista preferenciale. Presidenti Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se nuk do ta firmosë dekretin e Kodit Zgjedhor derisa ka kundërshtime nga partitë më të vogla dhe partitë e pa organizuara nga grupe parlamentare./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski dekreton Ligjin për Shtetësi

    Lajmi i rradhës

    Edhe 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe ende nuk gjen zbatim të plotë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë